GRANDEMALL

Borell ia kërkon Kosovës pa vonesa Asociacionin dhe implementimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka kërkuar nga Kosova që të implementojë marrëveshjen për Asociacionin dhe vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

Kryediplomati evropian në një përgjigje të tij të një pyetje parlamentare të Parlamentit Evropian, ka thënë se BE-ja ia ka përkujtuar vazhdimisht Kosovës që ta zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit dhe marrëveshjen për themelimin e Asociacionit raporton Gazeta Express.

“BE-ja vazhdimisht u ka përkujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit pa ndonjë vonesë të mëtejshme. Të dyja palët, Kosova dhe Serbia ranë dakord për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja ishte ratifikuar nga parlamenti i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë detyrimin e saj ligjor dhe të zbatojë atë pa vonesa. Të dyja palët duhet të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare dhe të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë Borell.

Tutje, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme ka thënë se Kosova dhe Serbia e kanë pikë kyçe arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për rrugën e tyre evropiane.

UBT

“Ata [Kosova dhe Serbia] gjithashtu duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme thelbësore me qëllim për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është kyçe në rrugët e tyre evropiane”, ka thënë ai.

Tutje, kryediplomati Borell ka thënë se BE-ja monitoron nga afër zhvillimet në Kosovë sa i përket sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore përfshirë të drejtat e komuniteteve pakicë.

“BE-ja i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, duke përfshirë të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe lirinë fetare, dhe nga afër monitoron të gjitha zhvillimet në këto fusha në Kosovë. Adresimi i nevojave të serbëve të Kosovës komuniteti joshumicë është një element i rëndësishëm për akterët e BE-së në Kosovë. Si Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së (PSBE) dhe Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe Mbrojtjes misioni në Kosovë (EULEX) monitoron gjendjen e të gjitha komuniteteve joshumicë. Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë) po e mbështet në mënyrë aktive institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë në forcimin e shtetit të së drejtës, duke përfshirë përpjekjet e tyre që të hetojë incidentet e sigurisë që lidhen me objektet fetare dhe kulturore”, ka shtuar Borell.

Pas situatës së tensionuar në veri të dielën, Josep Borell i ka ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiq për një takim të nivelit të lartë në Bruksel në mënyrë që të kapërcehet situata sa i përket reciprocitetit me targa dhe dokumente mes dy vendeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.