Mobi Casa

Borë dhe rënie e temperaturave, moti për sot dhe ditët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në ditët e ardhshme pritet të jetë më ftohtë dhe shi kohë pas kohe, derisa në fundjavë pritet të bie edhe borë në vise malore, raporton Express.

Sipas Prishtina Weather, në ditët e ardhshme vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, që sjellin përkeqësim të motit. Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të shiut, që vende-vende ditën e enjte do të jenë pak më intenzive. Edhe temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, derisa në vise malore në fundjavë priten kushte edhe për reshje bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlerat pranueshme por edhe në të mira.

7.10 – Më ftohtë, me erë e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu, vende-vende edhe intenzive.

8.10 – Ftohtë, e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

9.10 – Kryesisht vranët e ftohtë, me reshje shiu kohëpaskohe. Në vise malore mbi 1400m priten edhe reshje bore.

Uji Dea

10.10 – Ftohtë e kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

11.10 – Kryesisht me vransira dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale zbresin nga 11C deri në 6C në fundjavë, edhe maksimalet zbresin deri në 9C ditën e shtunë.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 8-15m/s, e nga dita e premte era ndryshon kahjen në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, megjithë një tendencë të rënies përgjatë pjesë së dytë të javës./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.