KKVITI

Bordi për kulturë synon rivitalizimin e kulturës në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me qëllim të rivitalizimit të sektorit të kulturës në komunën e Gjilanit, fillimisht bordi bëri analizën e përgjithshme për gjendjen faktike të kulturës në Komunën e Gjilanit duke përfshirë komunitetin e Artit pamor, grupet dhe sheqerit folklorike, me theks të veçantë të artit skenikë.

Pas vendimit dhe formimit të bordit udhëheqës për njësitin e kulturës nga ana e kryetarit të Komunës Lutfi Haziri në përbërje Kujtim Shahiqi /anëtar/, Adriana Matoshi /anëtare/, Bashkim Negjipi /anëtar/, Jahi Jahiu /anëtar/, Bujar Haziri/anëtar sipas detyrës zyrtare/, Ali Demi /anëtar sipas detyrës zyrtare, mbajti takimin e parë pune.

Me qëllim të rivitalizimit të sektorit të kulturës në komunën e Gjilanit, fillimisht bordi bëri analizën e përgjithshme për gjendjen faktike të kulturës në Komunën e Gjilanit duke përfshirë komunitetin e Artit pamor, grupet dhe sheqerit folklorike, me theks të veçantë të artit skenikë.

Mobi Casa

Teatri, si sektori më i rëndësishëm ku janë identifikuar anomali të shumta, bordi i kulturës merr vendim që të fillojë; Përpilimin e planit financiarë për vitin 2015, përmirësimi dhe plotësimi i statutit ekzistues në harmoni me statutin e teatrove në nivelin qendrorë. Të mundësohet qëndrueshmëria financiare si institucion shtetëror ku si burime financiare do të jen Komuna e Gjilanit, donatorët e ndryshëm, Ministria e Kulturës , Projektet nga donatorët.

Në vargun e aktiviteteve për këtë vit është paraparë që trupa teatrore të inskenoj dy shfaqje edhe atë ( Një dramë dhe një Komedi) deri në fund të vitit kalendarik.

Bordi i Kulturës është i vendosur unanimisht që kulturën e Gjilanit ta ngrisin në piadestalet më të larta kulturore duke eliminuar hap pas hapi të gjitha pengesat dhe barrierat ekzistuese. Në mbledhjen e par konstituive të këtij bordi Kryetari i Komunës Lutfi Haziri u zotua se do të përkrahë maksimalisht kulturën e Gjilanit si prioritet Komunal tha Kujtim Shahiqi anëtar i Bordit./rajonipress/