RCCOLA

Bordi i Telekomit thotë se zhbllokimi i llogarive u bë në marrëveshje me Devollët dhe përmbaruesin

/ 2 minuta lexim

Përmes një komunikate për media nga Bordi i Përkohshëm i Telekomit kanë njoftuar për arritjen e pajtimit që të pezullohet për një afat të pacaktuar përmbarimi i mjeteve të kompanisë publike, raporton Gazeta Express.

“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, i emëruar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, siguron për përkushtimin e vet, të punojë pa paragjykime dhe me durim, me të gjitha palët në këtë proces, pra Telekomin e Kosovës dhe me kreditorët e shumtë të cilët kanë interes që kompania të konsolidohet plotësisht. Në këtë proces Bordi është i fuqizuar me përkrahjen e pakursyer të aksionarit, pra Ministrisë së linjës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se Bordi i Ri ka analizuar situatën emergjente financiare, operative të korporatës dhe menjëherë si mase emergjente ka takuar kreditoret më të mëdhenj dhe përmbaruesin, duke kërkuar nga kreditorët mirëkuptim për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Telekomi i Kosovës.

Eco Higjiena

“Bordi i perkohshme i Telekomit të Kosovës, i kryesuar nga Mehmet Berisha, ka arritur pajtimin për pezullim të përmbarimit të mjeteve të Telekomit për një afat të pa caktuar, deri në stabilizimin e gjendjes ekonomike të kësaj kompanie publike. Kështu, në biseda të ndara, me kreditorët si dhe me Përmbaruesin Privat dhe me përfaqësuesit e ATK-së, u arritën marrëveshje të zhbllokohen llogaritë bankare. Me Administraten Tatimore janë dakorduar modalitetet e marrëveshjes, ndërsa ristrukturimet/riprogramimet e borxheve të tjera do të bëhen muajt në vijim pas stabilizimit të gjendjes financiare”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/