Eko Higjiena

Bordi i ri: “Trepça” do të funksionojë si tërësi

/ 2 minuta lexim

Në mbledhjen e parë të Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” kryesuesi Ardian Syla ka siguruar se transparenca, llogaridhënia dhe përkushtimi deri në funksionimin e tërësishëm të të gjitha njësive afariste të “Trepçës” do të jetë prioritet gjatë punës së Bordit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Është mbajtur mbledhja e parë e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, e cila është emëruar me një vendim të Qeverisë së Kosovës më 4 prill.

Gjashtë anëtarët shqiptarë të Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” kanë konstatuar se duhet punuar me përkushtimin më të madh në mënyrë që gjiganti ekonomik kosovar të funksionalizohet sipas Ligjit për “Trepçën”, të miratuar në Kuvendin e Kosovës 17 muaj më parë.

Mobi Casa

Për 17 muaj dy qeveritë e Kosovës, ajo “Mustafa” dhe ajo “Haradinaj”, nuk kanë arritur ta formojnë Bordin Mbikëqyrës, i cili pastaj do ta zgjedhë bordin menaxhues.

Pa Bordin Mbikëqyrës nuk ka mundur as të zbatohet Ligji për “Trepçën”.

Mbledhja e Bordit Mbikëqyrës është mbajtur vetëm me anëtarët shqiptarë, pasi serbët nuk kanë kandiduar fare për Bord, ndonëse konkursi ka qenë i hapur.