Fundamenti

Bordi i OSHP-së në “luftë” për tenderin 8-milionësh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tenderi 8-milionësh i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për “Furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-së” ka krijuar një “luftë” brenda Bordit të Gjykatës së Tenderëve në vend, i cili aktualisht përbëhet prej kryetarit, Hysni Hoxha, dhe dy anëtarëve, Tefik Sylejmani dhe Ekrem Salihu. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se tenderi në fjalë në masë të madhe ka tensionuar situatën brenda Bordit.

Duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare, gazeta “Zëri” ka marrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit të gjitha dokumentet që lidhen me tenderin në fjalë, por jo edhe për procesin e shqyrtimit dhe të votimit final të Bordit, i cili konsiderohet si dokument konfidencial. Më 9 nëntor të këtij viti, Zyra e Prokurimit të FSK-së kishte shpallur kompaninë “Beni Dona” si fituese të tenderit për “Furnizim dhe përgatitje të ushqimit për nevoja të FSK-së” e ku vlera e kontratës për lotin e parë ka qenë 7,926,500 euro.

Fundamenti

Mirëpo 10 ditë më vonë, të pakënaqur me procesin e vlerësimit ngase ishin cilësuar si të papërgjegjshëm, konsorciumi “Florenti & Korabi” kishte bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) e ku paneli i OSHP-së në këtë rast ka nxjerrë një vendim krejtësisht të kundërt me opinionin e ekspertit shqyrtues, Visar Bashës. Në ankesën e bërë nga “Florenti & Korabi”, e të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se kur është shpallur fitues kompania “Beni Dona”, Zyra e prokurimit e FSK-së ka shkelur shumë nene të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.