UBT

Bordi i LRFGJ-së merr vendime të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën drejtimin e kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini, bordi i këtij asociacionit ka mbajtur mbledhjen e saj duke marrë disa vendime të rëndësishme.

Pas diskutimeve të shumta i është dhënë një vështrim grup moshave U13, U15 e U17, të cilët kanë përfunduar kampionatin vjeshtorë dhe është theksuar se këto grupmosha kanë treguar kualitet dhe kulturë të lartë sportive.

Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit, në Federatën e Futbollit kishte bërë një kërkesë për ti dalur në ndihmë futbollistit nga Shkolla e Futbollit “Arberi’, Jusuf Imerit i cili në ndeshjet e ‘Kinder Ligës’ cili kishte pësuar një lëndim në këmbë.

Uji Dea

Këtë kërkesë FFK me kryetarin e saj Agim Ademi e ka aprovuar duke e ndihmuar me 1100 euro, ndërsa futbollisti Isufi i’u ka nënshtruar operimit.

Poashtu, është aprovuar një kërkesë që të rinovohet pankina në stadiumin ndihmës si dhe një ndërhyrje në një pjesë të fushës për ta sanuar, pjesë e cila ishte dëmtuar disa muaj më pare.

Kryetari i LRFGJ, Armend Misini lidhur me të gjitha këto vendime të këtij bordi ka theksuar se në të ardhmen këto vendime janë jashtëzakonisht primare, ndërsa për të ardhmen ka bërë të ditur se parashihen disa projekte në të mirë të futbollit./rajonipress/