Fundamenti

Bordi i AKP-së mbi 2000 euro për një mbledhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari dhe anëtarët e Bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) vetëm për një mbledhje marrin më shumë se 2000 euro në muaj. Gjatë vitit që lamë pas për 17 mbledhje të mbajtura kryetari i Bordit të AKP-së ka marrë më shumë se 38 mijë euro, ndërsa anëtarët e Bordit më shumë se 34 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Petrit Gashi, kryesues i Bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), për vetëm një mbledhje gjatë vitit që lamë pas ka marrë hiç më pak se 2276 euro, derisa anëtarët e Bordit të kësaj Agjencie të pavarur kanë marrë 2000 euro.

Duke u bazuar në të dhënat e deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsioni (AKK) shihet se mëditja e kryesuesit të Bordit është gati edhe një herë më e lartë sesa paga mujore e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, e cila është rreth 1500 euro.

Në formularët e AKK-së kryesuesi i Bordit Petrit Gashi ka vetëdeklaruar se brenda një viti nga AKP-ja merr hiç më pak se 38.700 euro, derisa anëtari i Bordit në këtë institucion Bajram Zejnullahu ka deklaruar se të hyrat e tij vjetore nga AKP-ja janë 34.200 euro.

HW

Gazeta “Zëri” përmes një shkrese ka kërkuar nga AKP-ja të dhëna të detajizuara për pagesën e kryesuesit dhe të anëtarëve të Bordit, por këta kanë dhënë informacione të përgjithshme.

Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi ka treguar se Bordi i Drejtorëve ka dy anëtarë nga tetë sa ka pasur.

“Bordi i Drejtorëve i AKP-së aktualisht i ka me mandat dy anëtarë nga tetë sa ka në përbërje sipas Ligjit të AKP-së. Me mandat ligjor aktualisht janë kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Petrit Gashi dhe zëvendëskryesuesi i Bordit Bajram Zejnullahu. Këta kanë mandat deri më datën 16 dhjetor 2018”, thuhet në përgjigjen me shkrim të AKP-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.