Mobi Casa

Bordeve të NP-ve u ndalen bonuset

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Ndërmarrjet publike, mes luksit të menaxhmenteve dhe performancës negative. Menaxherët vazhdojnë me superpaga, kompanitë punojnë me humbje.

Shumica e Ndërmarrjeve Publike (NP) në Kosovë afarojnë me humbje, por, përkundër kësaj, pagat mesatare janë të paktën dy herë më të mëdha se paga mesatare në nivel vendi, kurse pagat e menaxhmenteve dhe bordeve drejtuese kapin shifra tepër të larta për standardin kosovar. Edhe Qeveria “Haradinaj” po i toleron menaxhmentet e Ndërmarrjeve të dështuara Publike, që jetojnë në luks, edhe pse në shumicën e rasteve, këto kompani mbahen nga infuzioni i Qeverisë, pra me paratë e taksapaguesve kosovarë dhe shumica e tyre janë para falimentimit.

Analistët kanë frikën se edhe kjo Qeveri po e vazhdon praktikën e mëhershme për t’i shfrytëzuar NPtë që të punësojnë klientelat e partive në pushtet dhe të shfrytë- zojnë tenderomaninë për përfitime të paligjshme. Zyrtarja e MZHE-së Fitore Ajeti, për ” Kosova Sot”, tha se MZHE-ja bazuar në kompetencat sipas legjislacionit aktual bën monitorimin e Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe roli i MZHE-së karshi Ndërmarrjeve Publike është që të ndihmojë Qeverinë në ushtrimin e të drejtës së aksionarit në mbikëqyrje të Bordeve të Drejtorëve. “Bazuar në këtë, ministri Lluka ka marrë vendim për ndalimin e bonuseve për anëtarët e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike si dhe minimizimin e shpenzimeve të panevojshme”, ka thënë ajo. “Një ndër prioritetet e ministrit Lluka gjatë këtij viti është ristrukturimi i Ndërmarrjeve Publike dhe eliminimi i humbjeve të vazhdueshme tek këto ndërmarrje. Në të njëjtën kohë është duke u punuar në prurjen në fuqi e Ligjit të ri për Ndërmarrjet Publike”, u shpreh Ajeti.

Tradita negative vazhdon edhe me Qeverinë aktuale

Analisti i financave Xhevat Meha tha për ” Kosova Sot” se as kjo Qeveri e tashme me të gjitha praktikat e saj nuk dallon nga ato të mëhershmet. “Është vazhdimësi e punës së qeverive të mëparshme dhe nuk dallon asgjë dhe në këtë drejtim edhe kjo Qeveri po vepron ngjashëm sikurse qeveritë paraardhëse që i përdorën NP-të për të blerë vota përmes punësimit, fillimisht përmes familjarëve dhe partive të veta”, potencoi ai. “Si shembull të tillë të punësimit të militantëve partiakë në borde dhe në punësim është PTK-ja, që pati shumë të punësuar, rreth 3 mijë veta, ndonëse kjo kompani do të mund të funksiononte edhe me 300-500 punëtorë”, theksoi më tutje Meha. Sipas tij, punësimi nëpër bordet e NP-ve ishte strehë dhe e militantëve partiakë dhe ishte po ashtu një mekanizëm për blerjen e votës dhe blerjen e pushtetit përmes parasë publike. “E tëra kjo nuk është rastësi, sepse gjërat që po përsëriten janë të kryera e sistematike, por edhe të organizuar e të harmonizuara dhe dikush qëndron para tyre. Dhe, pra, prapa këtyre punëve të pista qëndron Shërbimi Sekret Serb, që ka qëllim të vetëm degradimin ekonomisë kosovare”, shprehet ai. “Shembulli më i mirë për këtë është PTK-ja, që nuk mund të mbulojë as pagat e të punë- suarve”, ka thënë analisti Meha.

Politizimi i bordeve dëmtoi profesionalizmin

UBT

Eksperti i Integrimeve evropiane në fushën e ekonomisë, Nëntor Shaqiri tha për gazetën “Kosova Sot” se sa të ketë veprime të tilla nga kjo klasë politike, e cila deri më tash ka qenë e fokusuar në keqpërdorimin e parasë publike për interesa private, familjare dhe partiake, do të kemi borde të politizuara në vend. “Është për keqardhje që në këto borde deri më tash ka pasur vetëm emërime politike familjarizëm dhe nepotizëm, pasi shumica e të emëruarve janë figura politike, të afërt me politikën dhe familjarë të politikanëve”, u shpreh ai. Shaqiri thotë se nuk duhet harruar se që nga pavarësia e deri më sot, shoqëria civile ka dhënë vërejtje të shumta për emërimet politike që bëheshin në bordet e NP-ve tona. “I mbetet Qeverisë ‘Haradinaj’ që të përmirësojë gabimet e qeverive paraardhëse dhe në këtë drejtim të shpëtohen ato NP që munden të shpëtohen, duke emëruar në rolet drejtuese ekspertë e specialistë të atyre fushave dhe jo militantë partiakë, sikurse që ka qenë deri më tani, ku në shumicën e bordeve të NPve mungonin njerëzit profesionistë”, potencoi ai.

Menaxhim katastrofal, paga astronomike

Specialisti i ekonomisë, Lulzim Beqiri tha për “Kosova Sot” se të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës janë fajtore kryesore për falimentimin e NP-ve, sepse kishin interesa personale përfituese që kanë arritur në këtë gjendje. “Pagat enorme dhe marramendëse në NP-të tona janë jashtë çdo standardi nuk përkojnë me rritjen ekonomike të vendit, nuk përkojnë me performancën e tyre, me efikasitetin e tyre, andaj ka ardhur edhe deri te gjendja ku jemi”, theksoi ai. Beqiri tha se në NP-të tona kemi paga trefish më të larta krahasuar me sektorët e tjerë, kurse matrapazët politikë rrisin pagat për vete dhe servilët e tyre politikë. “Është për keqardhje se deri më tash nuk ka pasur ndonjë hetim që do të jetë iniciuar nga Qeveria dhe Kuvendi, dhe kjo nuk do të ndodhë, të paktën derisa të vijë një klasë e re politike e pakorruptuar, sepse kryesisht janë njerëz matrapazë që veçse janë pasuruar me shantazhe, hajni, dallavere e krim të organizuar”, vijoi më tutje Beqiri.

Kompani që plaçkitin xhepin e qytetarëve

Njohësi i kësaj fushe, Xhevdet Neziraj, deputeti i dikurshëm në Kuvendin e Kosovës, për “Kosova Sot” tha se është për keqardhje se shumica e NP-ve të Kosovës janë bërë barrë edhe për Qeverinë dhe janë shndërruar në ndërmarrje për plaçkitjen e parave të qytetarëve të vendit. “Pjesa më e madhe e këtyre NP-ve kanë shërbyer që partitë politike t’i punësojnë klientelën e vet dhe t’i vendosin njerëzit kyçë në bordet e këtyre ndërmarrjeve dhe mos të japë askush llogari”, vlerëson ai. “Edhe pse anëtarët e tyre kanë marrë paga marramendëse dhe nuk kanë treguar prefomancë të mirë, por përkundrazi i kanë sjellë buzë falimentimit dhe madje pasi i zhvlerë- sojnë deri më tani asnjë nga bordet e këtyre ndërmarrjeve nuk është marrë në përgjegjësi. I tillë është rasti me KEK- un, PTK-në dhe ndërmarrje të tjera”, u shpreh më tutje Neziraj. Ai thotë se asnjëra nga qeveritë e deritanishme nuk kanë arritur që të sponsorizojnë ligjin mbi pagat, ku do të kishin vendosur edhe për pagat e zyrtarëve të bordeve të këtyre ndërmarrjeve. Neziraj shpreson se pas largimit nga bordet të disa anë- tarëve të zgjedhur në mënyrë të paligjshme, mund t’u hapet rruga ekspertëve, edhe pse bazuar në praktikën e deritashme dhe mentalitetin e partive në pushtet, një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.