Eko Higjiena

Bordet, “strehë” e partizanëve

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Bordet e Ndërmarrjeve Publike vazhdojnë të jenë “strehë” për njerëzit partiakë dhe një ndër vendet më të lakmuara për militantë. Inkuadrimi i tyre nëpër borde tashmë është bërë “modë” dhe nuk përbën ndonjë lajm. Pothuajse në të gjitha rastet e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve politika i ka “futur hundët” edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar më ligj.

Rasti më i freskët është ai i emërimit të Pranvera Dobrunës, anëtare e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që bije ndesh me ligjin. Me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike në korrik të vitit 2012 përkufizimet bëhen të qarta në rastet e emërimeve të bordeve.

Neni 17.2 Pika K tregon qartë se për të qenë pjesë e bordeve të ndërmarrjeve publike në 36 muajt e fundit para datës së aplikimit nuk guxon të ketë qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.

Mirëpo, në rastin e Pranvera Dorbunës nuk është përfillur ligji pasi që ajo në fund të vitit 2010 kur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ka qenë kandidate e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,e cila ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota. E ndërkaq ende pa i mbushur 36 muaj ashtu siç e kërkon ligji, ajo në gusht të këtij viti ka marrë pozitën e anëtarit të Bordit në KEK.

UBT

Nuk e kam shkelur ligjin

Por, vetë Dobruna mohon që të jetë ndeshur me ligjin. “Jam jashtë vendit, por nuk kemi të bëjmë me konflikt të ligjit”, ka thënë ajo. Se në emërimin e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, influenca politike është e pashmangshme këtë e thotë edhe Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore.

“Së paku një anëtar i Bordit të KEK është person që ka garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në fund të 2010. Faktikisht kur ka aplikuar ky anëtarë për bord të KEK-ut, nuk dua t’ia përmend emrin nuk i ka pas 36 muaj që nuk ka qenë i emëruar politik. Qeveria pra e ka zgjedhë një njeri që në mënyrë eksplicite nuk guxon as me konkurruar, e lerë më me u zgjedh ën bord të NP-së….(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.