KKVITI

Bordet publike zhvatin miliona euro për bonuse

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës janë shpenzuesit më të mëdhenj të parasë publike, krahasuar me bordet e tjera të ndërmarrjeve publike.

Ata kanë përfituar 669 mijë euro për 4 vjet, duke marrë bonuse edhe për punën që ngarkohen ta kryejnë me kontratë.

Uji Dea

Këto mjete ata i kanë marrë në formë të honorarit, pjesëmarrjes nëpër komitete të ndryshme, dhe një pjesë për punën e rregullt, shkruan Koha Ditore.

Më mirë nuk qëndrojnë as bordet e Korporatës Energjetike të Kosovës, KOSTT-it, Infrakosit, Trainkosit e ndërmarrjeve të tjera. Vetëm anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike në katër vjet (2009-2012) i kanë përfituar 3 milionë e 646 mijë euro.