Bordet, militantëve

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-LDK, do ta vazhdojnë traditën e akomodimit të militantëve partiakë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike dhe të Agjencive të Pavarura.
Partia e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, kanë marrëveshje për ndarjen e posteve nëpër këto borde. Edhe zyrtarët qeveritarë e konfirmojnë ekzistimin e një marrëveshje të tillë.
Aktualisht janë rreth 16 institucione, të cilat presin që Bordet e tyre të kompletohen ose të funksionalizohen, ngase janë tërësisht jofunksionale, kurse në përgjithësi funksionojnë 31 agjenci të pavarura, 9 ndërmarrje publike qendrore, 8 rajonale dhe 16 lokale, të cilat kanë Borde e që pritet të mbushen me militantë partiakë të të dy partive gjatë qeverisjes së tyre.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë thënë se anëtarësia e bordeve do të duhej të ishte profesionale dhe e pavarur, prandaj, sipas tyre, çdo tendencë për të manipuluar procesin e emërimeve në borde, është jo ligjore dhe rrezikon funksionimin normal të agjencioneve të pavarura, kur dihet se shumë nga këto institucione janë rregullatore të rëndësishëm të tregut./zeri/