Bora më në fund zbardhon rrugët e Kosovës

Ndonëse festa e Vitit të Ri kaloi pa magjinë e bardhësisë së krijuar nga bora, qytetarët festuan si herëve tjera.
Mirëpo ajo që mungoi në natën e ndërrimit të motmoteve, erdhi mbrëmë në orët e vona kur rrugët e vendit tonë nisën të mbuloheshin nga bora.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në kohën kur filluan reshjet e borës, Kosova ishte e përfshirë nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius.
http://koha.net/?id=27&l=91809