United Hospital

Bora Latifi prezantohet suksesshëm me ekspozitën e saj personale për nder të 17 shkurtit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bora Latifi përmes 12 pikturave të saja ka arritur të shpreh talentin e saj dhe dashurinë që ndjen për vizatimin dhe pikturën. Përmes talentit të saj ajo gjithashtu ka arritur të shfaq më së miri epokën deri në ditën e Pavarësisë.

Bora Latifi, është vetëm 12 vjeçare, nxënëse e klasës se VI, në SHMU “Selami Hallaqi”, në Gjilan e cila fal talentit të saj ka arritur që të prezantoi ekspozitën e saj të parë personale në ditën më të veçantë për shtetin e Kosovës, atë të festes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurtit.

Bora Latifi ndryshe përmes 12 pikturave të saja ka arritur të shpreh talentin e saj dhe dashurinë që ndjen për vizatimin dhe pikturën. Përmes talentit të saj ajo gjithashtu ka arritur të shfaq më së miri epokën deri në ditën e Pavarësisë.

Mobi Casa

Bora kënaqi të pranishmit derisa drejtori i shkollës z. Florim Maloku në kuadër të programit të organizuar me rastin e festës së Pavarësisë ka përgëzuar për këtë rezultat Bora Jasharin dhe ka uruar që rruga e saj krijuese të përcillet edhe me ekspozita tjera.

Ndërsa Bora Latifi thotë se ndihet e lumtur që ekspozita e saj është pritur mirë nga publiku i pranishëm. “Kam punuar me shumë zell dhe dashuri sepse pasioni im është piktura dhe vizatimet. E bëjë me dashuri punën dhe suksesi im është rezultat pikërisht i përgjegjësisë që kam ndaj këtij profesioni delikat” tha Bora, e cila ndihej e entuziazmuar që mori shumë urime për hapjen e ekspozitës së parë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.