Bora e parë e dhjetorit nuk sjell telashe në Anamoravë
Gjilan – Të gjitha rrugët e Anamoravës janë të kalueshme. Bora e parë nuk ka sjellur dëme në këtë pjesë dhe se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe të pastra edhe pse pas orës 19.00 preferohet që lëvizja të jetë e kufizuar për shkak të ngricave thotë për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Bora e parë e dhjetorit e ka gjetur më të përgatitur rajonin e Anamoravës. Pos gëzimit të fëmijëve dhe të atyre që e duan dimrin me borë, kësaj radhe nuk janë shënuar raste të dëmeve apo të aksidenteve në rajonin e Anamoravës raporton rajonipress.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha për rajonipress se të gjitha rrugët në Anamoravë duke përfshirë edhe rrugët magjistrale Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Bujanoc, Gjilan – Preshevë dhe Gjilan – Ferizaj janë të kalueshme dhe të pastra. “Këto rrugë janë të mirëmbajtura edhe pse preferohet që pas orës 19.00 të mbrëmjes për shkak të ngricave lëvizja të jetë më e kufizuar ” tha Hashani.
Hashani tha se deri më tani vetëm një aksident është raportuar në Kufcë të Epërme i cili pos dëmeve materiale nuk ka dëme tjera.
Edhe zyrtarët komunal thonë se bora e parë i ka gjetur më të përgatitur se herave tjera dhe se të gjitha kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po bëjnë pastrimin e borës. /rajonipress/


