Mobi Casa

Bora e madhe ndërpret energjinë elektrike

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në gjithë Zvicrën reshjet e borës nuk kanë pushuar prej dy ditësh dhe parashihet që ato të vazhdojnë edhe më tutje. Por, në Marbacheg të Zvicrës Qendrore, kantoni i Lucernit bora e madhe bashkë me erën e fortë, kanë bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike.

Siç njoftojnë përgjegjësit e centraleve elektrike të Zvicrës Qendrore në Lucern, një largpërçues i tensionit të lartë është dëmtuar rëndë nga rrëzimi i një pishe në regjionin Marbach Hüttliweid. Kjo ka bërë që rreth 100 shtëpi e lokale si dhe teleferiku në këtë regjion të mbeten pa rrymë elektrike.

Eco Higjiena

Nga ana tjetër, bora e madhe dhe terreni i vështirë e bëjnë tepër të vështirë riparimin e largpërçuesit. Megjithatë, pritet që riparimi të kryhet sot, e shtunë. Kështu, teleferikët në terrenet e skijimit në Marbacheg llogariin të fillojnë me punë rreh orës 12.(albinfo)