UBT

Bora Devaja emër që po i vjen muzikës dhe poezisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shkolla Fillore “Musa Zajmi” dhe qyteti i Gjilanit, ka nderin që në mesin e saj ka një talente me ardhmëri të ndritur siç është 8-të vjeqarja Bora Devaja.

Bora përpos që është shembullore në mësime ajo me hapa gjigant po ec drejt muzikës dhe poezisë, duke bërë me dije nga njohësit e kësaj lamie se kemi të bëjmë me një talente të jashtëzakonshme.

Talentja Bora Devaja e urtë dhe e ëmbël, me paraqitjet e saja në skenën muzikore dhe me poezitë e shkruara po paralajmëron se së shpejti talenti i saj do të dëgjohet edhe në arenën ndërkombëtare.

E pasionuar pas pianosë dhe pas shkrimeve të poezive, Bora me paraqitjen e saj në garat Komunale ka zënë pozitën e parë unanimisht, duke e versuar me 99,90 poena.

Bora Devaja e cila ndjek mësimet në klasën e tretë në Shkollën Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, nën përkujdesjen e mësueses së saj Vlora Ajvazi çdo ditë e më tepër po inspirohet për suksese të reja.
“Instrumenti i pianos për mua është një instrument i cili më qetëson zemrën, ndërsa merita të mëdha ka mësuesja ime e pianos Leonita Emini, e cila çdo ditë e më tepër po mi zbulon tingujt e këtij instrumenti dhe për gjithçka e falënderoj nga zemra mësuesen Leonita e cila me dashuri të madhe më ka bërë pjesë të saj”, tregon me dashuri Bora Devaja.

Mobi Casa

Në garat Komunale për klasët e treta, Bora është renditur në pozitën e parë në mënyrë unanime me këngën “Vlora heroike”, këngë tw cilën e ka shkruar vetë Bora.

“Këtë këngë e kam shkruar vet, së pari vargjet ja kam kushtuar qytetit historikë Vlorës ku është njëherit edhe themeli i shtetit Shqiptarë por edhe mësueses sime të cilën e dua pamasë Vlora Ajvazin e cila më ka mësuar që nga dita e parë e shkollës dhe e cila është për të gjithë nxënësit si një prind i dytë”, shprehet 8 vjeqarja, Bora Devaja.

Bora përpos këndimit dhe ekzekutimit të pianos ajo është e dashuruar edhe në poezi, edhe pse e re për nga mosha ajo gjerë më tani ka shkruar 6 vjersha.
“Ashtu siç e dua pianon dhe këndimin në zemër më flenë edhe poezia, gjerë më tani kam shkruar 6 vjersha, jam duke i shkruar edhe disa të tjera dhe dëshira ime është që sa më shpejt ta botoj një libër me poezi”, thekson Bora.

Bora Devaja me të drejt ka një ardhmëri të ndritur si në muzikë njashtu edhe në poezi, kjo talente e veçantë donë kujdes të veçantë nga institucionet dhe të përkrahet në forma të ndryshme për të mos e lënë të shuhet, pasiqë përpos që është krenari e Shkollës “Muza Zajmi”, Bora është krenari e Komunës dhe shtetit të Kosovës./rajonipress/