KKVITI

Bombë në oborrin e gazetares serbe, një spiune në kampin amerikan “Bondsteel”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Vranjë -Tanja Jankovic e cila në disa media konsiderohet si «The Girl Bond from Sebia » e cila kishte punuar si « përkthese » në kampin amerikan “Bondsteel” të Kosovës, prej nga edhe kishte spiunuar në favor të Serbisë, sot plasë afera tjetër me emrin e kësaj gazetare serbe të Radio Televizionit të Beogradit të ku në oborrin e saj është hedhur një bombë, njofton policia e Vranjës, transmeton agjencia informative « Presheva Jonë »

Në oborrin e shtëpisë së Tanja Jankovic, gazetare serbe (RTB) është hedhur sot një bombë. Rastin e ka lajmëruar në policinë e Vranjës nëna e saj Jelena Jankovic, njoftojnë mediet serbe. « Hetimet janë duke vazhduar në sulmin kundër gazetares serbe dhe pritet që gjatë ditës të ndriçohet rasti pas kompletimit me informacione të duhur..“ ka deklaruar z. Dragan Stamenkovic, zëdhënës i Departamentit të Policisë në Vranjë.

Eco Higjiena

Tanja Jankovic, siç është raportuar ka qenë e punësuar në kampin “Bondsteel” në cilësinë e një „përkthyese“ e gjuhës serbe në atë Angleze. E lindur në periferi të Bujanocit, ajo kishte punuar për një agjenci lajmesh në qendër të Serbisë, ndërsa në anën tjetër plasonte informacione për policinë sekrete të Serbisë e cila arriti të mblidhte në brendësi të kampit amerikan „Bondsteel“ në Prishtinë si „përkthyese“.

Madje për ketë rast është njoftuar edhe CIA duke konfirmuar ketë informatë se kjo e ashtuquajtura “gazetare, përkthyese, bashkëpunëtore” ka pasur kontakt të rregullt me policinë sekrete të Serbisë, për çka edhe ishte larguar nga vendi i punës duke e ekstraduar atë në Serbi.