Mobi Casa

Bombë e avionit luftarak në oborrin e stacionit të Policisë në Dardanë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Tash e 70 vite, një bombë e pashpërthyer ka qëndruar në oborrin e Stacionit Policor në Dardanë. Ajo është aty që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, por është gjetur këtë të enjte në kohën kur punëtorët e një firme private po punonin me ekskavator shumë afër hyrjes në Stacionin e policisë në Dardanë.

Aktiviteti i punëtorëve me ekskavator është pezulluar menjëherë për t’u mundësuar trupave speciale të xhenios për ta larguar nga vendi bombën. Deri më tash ende nuk janë parë trupat speciale për ta larguar bombën nga oborri i Stacionit të Policisë në Dardanë, raporton rajonipress.

Sipas policëve okularë, thuhet se të dhëna që duhet të jenë të shtypura në trupin e bombës ende janë të pa njohura. Sipas njërit prej tyre, “bomba gjatë punimeve të ekskavatorit, iu është zbuluar një pjesë e sajë, e që duket se është bombë avioni luftarak”.

Uji Dea

Kjo nuk është rast i parë kur një bombë aktive gjendet në zonat e banuara të Komunës së Dardanës.

Rexhep Hasani publicist nga Kamenica thotë se qytetarë të shumtë të Dardanës, përveç që po tregojnë kureshtje për këtë bombë, ata shprehin drojën se mund të shpërthejë dhe të lërë pasoja për banorët përreth./rajonipress/