ARKATANA

Bombastike për festat e fundvitit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Më e angazhuar se kurrë këngëtarja Rovena Stefa tani e disa ditë është duke mbajtur turneun e saj në diasporë për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbase datën e 28 nëntorit ajo thotë se e kaloi në Vlorë, duke performuar në tri koncerte, në të cilat ajo ka kaluar për mrekulli dhe tani këngën e saj po e shijojnë bashkatdhetarët tanë. Rovena për këtë fundvit ka planifikuar të sjellë risi në tregun muzikor, me tu kthyer nga Evropa ajo do të realizoj një këngë të re të cilën do ta lansoj bashkë me videoklip.

Ndërsa në programet festive të Vitit të Ri ajo thotë se do të vjen me pamje bombastike. Me gjithë sukseset në karrierë, ana sentimentale e saj është paksa e zbehur, edhe ky fundvit atë po e gjen singël, por për më shumë rreth saj dhe gjërave të tjera flet ajo për “Zëri”.

Rovena na përshkruaj emocionin që të solli festa e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë?

Me të vërtetë ka qenë një emocion shumë i madh, mbase 100 vjetori është një festë e madhe e tërë kombit shqiptarë dhe vjen vetëm njëherë në jetë. Andaj jam munduar që në mënyrën sa më të mirë ta festoj bashkë me bashkëkombësit e mi. Në realitet në Vlorë kam performuar në tri koncerte, Vlora ka qenë e mbushur plotë nga të gjitha anë dhe me të vërtetë e kam ndjerë një emocion të veçantë.

Thuhet se në këto koncerte disa nga këngëtarët e estradës shqiptare kanë kërkuar nga 5000 euro për të performuar në këto mbrëmje, bëni pjesë ju në këtë kategori?

Kjo është absurde që bëjnë disa këngëtarë, kjo shumë e të hollave nuk kërkohet për këtë festë, në fakt në këtë festë të madhe duhet të këndohet pa para, pa kërkuar të paguhemi në këto koncerte. Në momentin kur kam marrë ftesë nga organizatorët e koncertit të Vlorës më kanë pyetur se sa para kërkojë për të performuar në koncert dhe në fakt unë u kam thënë se nuk kërkoj asgjë, këtë e bëjë për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në këtë festë të gjithë duhet kënduar në mënyrë humane.

Pas këngës “Amaneti” të realizuar duet me Sala Jasharin, çfarë po përgatitni tani?

Uji Dea

Kënga “Amaneti” që realizuam me Salën, mbesën e Jasharajve po vazhdon të mirëpritet mjaftë shumë në opinion. Jam shumë e lumtur që realizuam këtë këngë e cila i ka meritat dhe veçoritë e veta. Tani me tu kthyer nga turneu im, menjëherë do të nisë punën në një këngë të re, e cila do të thyej tabu. Është një këngë me tematikë dashurie, për të cilën nuk mund të flasë më shumë. Kënga është një kompozim i imi dhe do të lansohet bashkë me videoklip të përgatitur në Kosovë. Uroj që adhuruesit e mi ta mirëpresin edhe këtë projekt timin.

Si do të duket Rovena në programet festive të festave të fundvitit?

(Qesh) kam përshtypjen se do të bëjë një paraqitje bombastike. Në fakt do të jem pjesëmarrëse në shumë emisione televizive, me një look dhe stil të veçantë. Do të jetë një befasi e bukur për adhuruesit e mi.

Sukseset në karrierë sa vijnë e shtohen edhe më shumë, por jeta private duket paksa e zbehur, çfarë mund të na thuash për këtë?

Kjo është punë fati dhe nuk varet nga unë. Nuk kam se çfarë të shtoj më shumë, edhe ky fundvit po më gjen singël, e rëndësishme është që karriera po ecën përpara, kjo është primare për mua e sa i përket dashurisë do të vjen edhe ajo ditë.

Ke përshtypjen se 2013- ta do ta sjellë dashurinë?

Shpresat i mbajë shumë të hapura, andaj nëse vjen le të vjen me të mbara. Uroj që të takoj një person ashtu siç ma do zemra ime, të jetë i sinqertë, të më dojë kështu siç jam me anë pozitive dhe negative. Dhe mbi të gjitha të më mbështes në profesionin tim të këngës.Bombastike për festat e fundvitit.(zeri)