FIDANISHTJA

Bomba me vitamina, ilaç natyral për forcimin e sistemit imun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sistemi imun është rezistenca e organizmit në sëmundje të ndryshme, e me vetë këtë edhe në shëndetin e mirë. Edhe pse në barnatoret tona ka shumë preparate për forcimin e imunitetit, ilaçet popullore nuk e humbin popullaritetin e vet.

Receta e parë për forcimin e imunitetit për fëmijë dhe të rritur:

Përbërësit:

-100 g rrush të thatë;

– 150 g arra të bluara;

– 100 g badem;

– lëvorja nga dy limonë;

– 100 g kajsi të thata;

– 100 g kumbulla të thata;

– 250-300 g mjaltë.

• Bluani rrushin e thatë, arrat, bademët, lëvoren e limonëve.

• Në masë shtoni lëngun nga dy limonë, lëvoren e të cilëve paraprakisht e keni bluar. I përzini.

• Më tej, shtoni kumbullat e bluara dhe kajsitë e bluara. I përzini.

• Në fund shtoni mjaltin dhe përzieni.

GRANDEMALL

E lini të veprojë për 1-2 ditë. Për fëmijë më të moshuar se 3 vjeç – 1 lugë, 2 herë në ditë. Për të rritur: 1-2 lugë, 3 herë në ditë. Kavanozin ta ruani në frigorifer.

RECETA E DYTË:

Përbërësit:

– 200 g kajsi të thata;

– 200 g kumbulla të thata;

– 200 g fik të thatë;

– 200 g arra;

– 1 limon;

– 50 ml alkool;

– 250 g mjaltë.

• Pemët e thata dhe limonin bashkë me lëvore e bluani.

• Në masë shtoni mjaltin dhe alkoolin dhe përzieni. Kavanozin ta ruani në frigorifer. Merrni 1 lugë para shujtave.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.