United Hospital

Bomba e policëve që vrau civilë të pafajshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shpend Qerimi kishte hapur derën e një lokali. Kishte parë plotë të rinj, që nuk e dinin se fiks pas 20 minutash do të shpërthente një bombë e do t’ua merrte jetën dy prej tyre dhe t’i lëndonte rëndë 11 të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

“E kam hap derën me ju thanë largohuni, por nuk u kam thanë sepse dikush prej grupit më ka thanë ma shpejt, mos u vono. E kam mshel derën, jam nis drejtë veturave, kam hip në veturën ku kam qenë më herët me të tjerët”, ka treguar Qerimi, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në cilësinë e dëshmitarit.

Rreth 20 minuta më vonë, ai kishte dëgjuar në radiolidhje Policinë duke kërkuar ndihmë nga emergjenca, zjarrfikësit. Flitej për të vdekur dhe shumë të plagosur nga shpërthimi në bulevardin “Bill Clinton”.

ARKATANA

“Bejtullah Mehmeti që ishte në veturë me mu e ndjeu veten keq. Edhe unë ashtu, ndërsa Mehmet Mehmeti tha hajt se krejt janë qasi muta si Sekiraça”, ka treguar dëshmitari Qerimi.

Asokohe, Shpend Qerimi ishte polic. Pretendon se ishte bërë pjesë e një grupi të pjesëtarëve të Njësisë Speciale Operative – ROSU, siç ka dëshmuar ai për t’i vënë bombë Enver Sekiraçës. Ata besonin se Sekiraça kishte organizuar vrasjen e policit Triumf Riza. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.