GRANDEMALL

Bolton: Kosova dhe Serbia, larg marrëveshjes – shkëmbimi i territoreve nuk do të ndikonte në Bosnje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

John Bolton, ish-këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi ndoshta janë larg zgjedhjes së mosmarrëveshjeve që i kanë mes vete.

Gjatë një interviste dhënë për N1 në Sarajevë, Bolton ka thënë se marrëveshja eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit sa i përket çështjes së shkëmbimit të territoreve nuk do të duhej të ndikonte në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Uji Dea

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, nëse ata do të arrinin marrëveshje për shkëmbim territoresh, në kuadër të dialogut që do të zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe do të sillte marrëdhënie ekonomike e diplomatike, mendoj se ne nga anash ndoshta do ta përkrahnim. Por, vendet e tjera të rajonit në veçanti Bosnja, mendoj se duhet ta themi qartë se marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të kishte ndikim në Bosnje, Shqipëri, Rumani, Bullgari apo ndonjë palë të tretë”, ka shtuar Bolton.

“Jam i brengosur për mos angazhim të madh të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit”, ka thënë ndër tjera ish-këshilltari për siguri i presidentit amerikan Donald Trump.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.