ARKATANA

Boksieri Violant Sylejmani braktisë Kosovën

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njëri ndër boksierët më të mirë të Kosovës, Violant Sylejmani për pak kohë i zhgënjyer do ti thotë lamtumirë boksit të Kosovës duke kërkuar një jetë më të mirë.

Sylejmani i cili konsiderohet njëri ndër talentët më të mirë të boksit të Kosovës, në boks ishte dashuruar para 6 vitesh, ai në mes litarëve kishte ëndërruar se një ditë përpos që do ta prezantonte boksin e Kosovës në arenën ndërkombëtare ai edhe do të shpërblehej për kontributin e dhënë.

Sektori i sportit të Gjilanit boksierin Sylejmani në vitin 2016 e kishte shpallur sportistin më të mirë në komunën e Gjilanit për rezultatet e arritura si në boksin vendor njëashtu dhe në atë ndërkombëtar.

Sylejmanit i mungoi fati, ai për një pikë nuk arriti normën olimpike në Rio 2016 edhe pse çdo sportist për Lojërat Olimpike duhet kaluar një periudhë katër vjeçare të përgatitjeve, por këtë kënaqësi nuk e pati boksieri Sylejmani, ai vetëm për dy vite në turnire të ndryshme mblodhi pikët por nuk i mjaftuan ta prezantojë boksin e Kosovës në Olimpiadën e Rios.
“Jam shumë i zhgënjyer tani e 6 vite natë e ditë ushtroj edhe në temperatura tropikale por edhe në ato polare derë në -30 gradë celsius, asnjëherë as një cent nuk e mora nga boksi edhe pse kushtet kanë qenë mizori në vete, gjithçka që kam arritur i falënderohem trajnerit Nazim Halilit dhe familjes sime që më kanë besuar dhe më kanë përkrahur, kjo ndodhë vetëm në Kosovë askund tjetër”, shprehet boksieri Violant Sylejmani.

Uji Dea

Sylejmani ka bërë të ditur se shumë boksier Kosovar shumë shpejt do ta braktisin vendin duke mos parë kurrfarë perspektive së pari nga Federata e Boksit të Kosovës e më pastaj edhe nga shteti ynë. “Shumë shok të mijë të cilët i mbrojmë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në boks do të largohemi nga vendi, këtu nuk ka perspektiv këtu ka vetëm injorancë, ta rrehin shpinën deri kur t`ju duhesh e më pastaj të largojnë dhe nuk të njohin. Unë personalisht për pak ditë po largohem drejt Francës , drejt qytetit Clermont kam kontaktuar me një klub Francez nëqoftëse arrijë marrëveshje do t`i veshi dorëzat në boksin Francez nëqoftëse jo atëherë do ta sprovoj fatin në boksin profesionist”, thotë boksieri Gjilanas, Violant Sylejmani.

Sylejmani tregon edhe detale tjera të vështira gjatë këtyre 6 viteve.
“Ne boksierët e kemi luajtur rolin edhe të lypsit duke kërkuar mjete financiare për aktivitetin sportiv tonin, nga zemra i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar ndonjëherë për karrierën time por kam qenë i detyruar të kërkoj për të mirën e boksit të Kosovës”.

Boksieri Violant Sylejmani ka bërë të ditur se nëqoftëse nuk kalon në boksin profesionist që tani do të fillon përgatitjet për Olimpiadën “Tokyo 2020” .

“Do të jenë kushtet shumë më të mira në Francë, do të jep gjithçka nga vetja që të shkeli në ringun e Tokios
dhe të dëshmojë se pa kushte dhe pa përkrahje nuk mund të ecet përpara, ky le të jetë një alarm shumë i fuqishëm për çdo Federatë në Kosovë e në veçanti të asaj të boksit, pa përkrahje financiare dhe pa profesionalizëm në Federatë nuk do të ketë sportist cilësor, kjo është e tmerrshme çka po ndodhë në sportin e Kosovës e në veçanti në boks”, thekson Sylejmani mjaft i mërzitur./sylejman ismajli/rajonipress/