ARKATANA

Boksieri shqiptar theret për vdekje në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të shtunën në mëngjes punonjësit në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete. Ai gjendej në hekurudhë dhe me plagë të marra nga një mjet i mprehtë. Është zbuluar se bëhet fjala për ish-kampionin në boks për zonën e Norbayerit të Gjermanisë, boksierin me rrënjë shqiptare Liridon B. (23), raporton “Bild”.

Ai ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.

“Më pas ra në rrugë të këqija”, thotë ish-trajneri i tij Ralf Markert. “Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”.

Më 31 dhjetor Liridon B. ishte konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë.

Fundamenti

Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinik.

Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar.

Policia është duke kërkuar për informata për rastin dhe për të dyshuar. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që Liridon B. ta ketë goditur veten me thikë nën ndikim të drogës.

Analizat do ta sqarojnë këtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.