UBT

Boksieri shqiptar, gala për ndihmë të sëmurëve nga kanceri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mustafe Kicaj e quan sukses faktin që pas të gjitha shpenzimeve të mbrëmje, organizatës “Krebsliga” ka mundur t`ia ofrojë 10.100 franga.

Ditë më parë në qytetin e Winterthurit, kantoni Cyrih është organizuar një mbrëmje humanitare spektakli me thai boks dhe me muzikë. Organizator i këtij eventi ka qenë kampioni i trefishtë boteror i kategorisë së vtêt në thai box, Mustafë Kicaj. Mbrëmja ka mbajtur titullin “Art of Fighters” dhe në të kanë marrë pjesë disa boksierë profesionistë, (një pjesë e mirë e të cilëve, shqiptarë) që i kanë kryqëzuar dorezat për një qëllim himanitar: për të ndihmuar organizatën e të sëmurëve nga kanceri, “Krebsliga”.

Organizatori, Mustafë Kicaj shprehet mjaft i kënaqur me mbrëmjen,. “Salla ishte e mbushur përplot dhe atmosfera ka qenë e pashoqe”, thotë kampioni i trefishtë botëror dhe themeluesi i qendrës për thaibox “Musti Gym”. Ai e quan sukses faktin që pas të gjitha shpenzimeve të mbrëmje, organizatës “Krebsliga” ka mundur t`ia ofrojë 10.100 franga. Me këtë shumë ai e ka plotësuar synimin e tij për të siguruar më shumë se 10 mijë franga. Kështu, “Musti” së paku nuk detyrohet të japë para nga xhepi i vet.

Eco Higjiena

“Dëshiroj t`i falënderoj të gjithë që e kanë mundësuar mbledhje e kësaj shume. Jam shumë i impresionuar”, shton Kica për “Winterthurer Zeitung”.

Sapo ka përfunduar spektaklin e parë të suksesshëm, thai-boksieri shqiptar tashmë mendon për vazhdimin. “Startimi doli i suksesshëm, tash vetëm më mirë mund të bëhet”, thotë ai me optimizëm./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.