RCCOLA

Boksieri Rasim Shabani shtrihet në spital në Francë

/ 2 minuta lexim

Ish boksieri e kapiteni i kombëtares së Kosovës në boks, Rasim Shabani, me sukses është shtrirë në spitalin e qytetit Clermont Ferrand të Francës.

Portali “Rajonipress”, me 2 shtator të këtij viti ishte ajo e cila e kishte publikuar rastin e 34 vjeqarit nga Malisheva e Gjilanit për gjendjen e tij tejet të rënd shëndetësore.

Fal njerëzve të vullnetit të mirë shumë qytetar anembanë Kosovës ish-boksierit i kanë dalur në ndihmë për ti bërë të mundur udhëtimin e tij drejt shtetit Francez për tu shëruar.

Siq dihet Shabani ka të bllokuara të dy veshkët dhe tani e katër muaj ishte detyruar që ti nënshtrohet procesit të Homodializës.

Eco Higjiena

Vet ish-boksieri Shabani nga qyteti Francez, Clermont Ferrand, ka bërë të ditur se është shtrirë në spital për shërim të mëtutjeshëm.
“Së pari i falënderoj të gjithë ata që patën zemër të madhe dhe që më ndihmuan në këto momente tejet të vështira të shëndetit tim, populli shqiptar edhe njëherë ka treguar se është popull humanitar ku fal njerëzve që më kanë ndihmuar tani jam në spitalin e qytetit Clermont Ferrand duke u mjekuar dhe çdo gjë është duke shkuar për mrekulli, e lus zotin të gjithë ata që kanë kontribuar për ardhjen time që më kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt ju falënderoj me zemër”, ka bërë të ditur i mallëngjyer Rasim Shabani.

Ish-boksieri Rasim Shabani ka edhe xhirollogaritë e tij ku të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për shëndetin e tij munden të kontribuojnë në këto xhirollogari në Raiffeisen Bank:

Për Diasporë – XKO5 1507001006957505
Për Kosovë – 1507001006957505