Mobi Casa

Boksieri profesionist Leotrim Rexhepi, nuk mund të zhvillon meqin për shkak dokumenteve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Boksieri nga Gjilani i cili karrierën e tij po e zhvillon në boksin profesionist, nuk ka mundur ta zhvillon meqin e tij në Belgjikë me boksierin Stefan Voda për shkak dokumentacionit.

Ky meqë është dashur të zhvillohet me 11 mars, por autoritetet Kosovare dhe Federata e Boksit Profesionist nuk kanë mundur ta sigurojnë vizën për boksierin Rexhepi me arsye se është shumë vonë.

Leotrim Rexhepi është njoftuar me 21 shkurt për shkuarjen e tij në Belgjikë, por neglizhenca e Ministrisë së Sporteve të Kosovës e Federatës profesioniste të Kosovës ka bërë që Rexhepi mos të zhvillon këtë meqë mjaft të rëndësishëm për karrierën e tij. “Jam përgatitur maksimalisht për këtë meqë i cili është dashur të zhvillohet në gjashtë raunde, por problemi është tek dokumentacioni. Ishte e paraparë që të udhëtoj me trajnerin tim Musli Zymberi, por jam i zhgënjyer pasi tani e tre muaj jam duke u përgatitur për këtë duel por gjithqka shkoi kot”, thekson i zhgënjyer boksieri Rexhepi. Poashtu edhe trajneri Musli Zymberi ka mbetur i befasuar për mos dhënien e dokumenteve nga ambasada e Belgjikës.

FIDANISHTJA

“Kemi bërë të gjitha përpjekjet që të pajisemi me dokumenta por ka qenë e kotë, e vetmja përgjigje që kemi marrë ishte se afati është i shkurtë edhe pse kanë qenë në pyetje afër 20 ditë. Mos shkuarja jonë në Belgjikë është një humbje e madh për ne”.

Neglizhenca e njerëzve përgjegjës të cilët nuk i marrin gjërat serioze, më së shumti po i pësojnë qytetarët e në veçanti në këtë rast është boksieri Leotrim Rexhepi i cili është i zhgënjyer tej mase për mos shkuarjen në Belgjikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.