Mobi Casa

Boksieri profesionist Leotrim Rexhepi kërkon sponzorizim për meqin e tij me 12 nëntor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Boksieri gjilanas i cili do të zhvillon meqin e tij të dytë në boksin profesionist me 12 nëntor në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, do të sjell histori në këtë sport, pasiqë për herë të parë dashamirët e boksit dhe qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësi të shohin nga afër një ndeshje të tillë.

23 vjeqari Rexhepi në meqin e parë të zhvilluar para dy muajsh e kishte mposhtur me ndërprerje në raundin e parë boksierin nga Turcia, Emin Acar. Boksi profesionist ka dallime të mëdha me atë amator, pasiqë ka rregulla strikte për të boksuar një boksier.

Njëra ndër to është edhe sponzorizimi i boksierit për këtë meqë, ku brenda disa ditësh do të mësohet edhe kundërshtari i radhës. Bizneset e Gjilanit me rrethinë kanë mundësi që boksierit Leutrim Rexhepit ta sponzorojnë duke ju vendosur emrat e kompanive në fanela e shorcet, çka do të ishte një reklamë e mirë për të gjitha bizneset duke u sponzoruar në tërë evropën e më gjerë, por njiherit do të ishte edhe një ndihmesë e madhe për vetë boksierin Rexhepi.

FIDANISHTJA

“Ju bëjë ftesë të gjitha bizneseve të qytetit të Gjilanit me rrethinë, që t’na sponzorizojnë këtë meqë, është në interesin e tyre dhe timin, nëpërmjet sponzorizimit ato biznese do të kishin një reklamë të mirë në botën e biznesit”, ka bërë të ditur 23 vjeqari, boksieri Rexhepi. Shteti i Kosovës me 23 janar 2018, ka marrë vendim që ligji për sponzorizim të hynë në fuqi në mesin e shumë pikave për ligjin për sponzorizim është edhe “se të gjitha bizneset të cilat sponzorizojnë aktivitetet e sportit u njihet zbritja 30% nga tatimi në fitim”, në këtë mënyrë bashkërisht bëhemi pjesë e sukseseve të sportistve tanë.

Për këtë ndeshje të boksit është interesimi i jashtëzakonshëm, ku me 12 nëntor pritet numër rekord i shikuesve. Hyrja do të jetë pa-pagesë. Të gjithë të interesuarit për sponzorizim mund të lajmërohen tek boksieri Leotrim Rexhepi: në tel – 049 566-992 në email – [email protected].

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.