Fundamenti

Boksieri Leotrim Rexhepi me 29 korrik bokson meqin e parë si profesionist

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Boksieri 22 vjeçar, Leotrim Rexhepi me 29 korrik ne Palestrën Sportive “Bill Klinton” në Ferizaj, për herë të parë do ti kryqëzon dorëzat në boksin profesionist Rexhepi i cili vjen nga fshati Pogragjë i Komunës së Gjilanit, karrierën e ka filluar në KB Drita në kategorinë 57 kg i cili la gjurmë në boksin amatorë.

22 vjeqari Leotrim Rexhepi me 29 korrik në ring do të ballafaqohet me boksierin nga Stambolli i Turqisë, Emin Acar, i cili konsiderohet një boksierë shumë cilësorë.

Boksieri gjilanas, Leutrim Rexhepi është mjaft i lumtur që do të starton në boksin profesionist. “Tani një kohë të gjatë e kam pritur këtë debutim në boksin profesionist, do të jetë një natë e veçantë në karrierën time të boksit, pasi ky është dueli im i parë në profesionalizëm. Kundërshtar do ta kem boksierin nga Turqia, Emin Acar i cili është një boksier shumë i mire. Meqi do të zhvillohet në katër raunde. Jam përgatitur maksimalisht dhe fuqishëm shpresoj në fitore, ku dëshiroj që fillimi im në boksin profesionist të shënohet me fitore dhe dua ti bëjë të gjithë dashamirët e boksit krenarë me paraqitjen time”.

Mobi Casa

Në këtë natë të boksit në Palestrën Sportive “Bill Klinton” në Ferizaj, duke filluar në ora 20:00, do të ketë duele mjaftë interesante e njëra ndër to do të jetë edhe paraqitja e Fabijana Bytyqit me renome botërore në boksin femërorë.

Boksieri nga Gjilani, Leotrim Rexhepi në këtë meqë ka nevojë të përkrahet nga dashamirët e boksit e në veçanti nga tifozët e qytetit të Gjilanit, të cilët pritet në mënyrë të organizuar me 29 korrik ta përkrahin boksierin Leotrim Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.