Fundamenti

Boksieri Leotrim Rexhepi i gatshëm për meçin ndaj Nesar Kunduze

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Boksieri nga Gjilani, Leotrim Rexhepi, me 3 shkurt në Kolding të Danimarkës, do të zhvillon meçin e tij të katërt në boksin profesionist. Rexhepi gjerë më tani ka tri duele te zhvilluara në boksin profesionist, duke mposhtur boksierin nga Turqia, Emin Acar, Hungarezin, Istvan Kovaq dhe boksierin nga Rumania Stefan Nikolae.

Rreth orës 18:00, me 3 shkurt, në Palestrën ‘Kolding Forum’ të qytetit Kolding të Danimarkës, boksieri Rexhepi do ti kryqëzon dorezat në katër raunde me boksierin me origjinë nga Afganistan, Nesar Kunduze, i cili ka nënshtetësi të Danimarkës.

Leotrim Rexhepi tani e një kohë të gjatë është përgatitur maksimalisht për meqin ndaj Kunduze. “Po e ndiej vetën mjaft mirë. Jam i përgatitur maksimalisht për këtë duel pasiqë boksieri Kunduzi është një boksier shumë i fortë, por shpresoj se do t’ja dal ta mposhtë. Kemi informacione që është një interesim shumë i madh në qytetin e Koldingut të Danimarkës sa i përket këtij meçi, por jam i përgatitur dhe përposë fitores nuk mendoj ndonjë rezultat tjetër”, shprehet boksieri 24 vjeçar Rexhepi.

Për ta zhvilluar ndeshjen në Danimarkë kërkohen shpenzime të mëdha, por fal disa donatorëve, të cilët sipas mundësive të tyre i dolën në ndihmë Rexhepit, ia mundësuan atij pjesëmarrjen në këtë meç.

Uji Dea

“Edhe kësaj radhe si gjithmonë në ndihmë më dolën: EL-BAU, DEMIRI, DEA, AR-KATANA, e TAFA-s, të cilët sado pak e kanë zbutur gjendjen time dhe ndihma e këtyre kompanive më ka mundësuar qe ti kryqëzoj dorëzat në Danimarkë. Uroj dhe shpresoj se nuk do t`i zhgënjej dhe do ti bëjë krenar jo vetëm ata që më mbështetën por edhe ata që nuk më mbështetën”.

Sipas, Leotrim Rexhepit, ai ka bërë kërkesë për ta ndihmuar tek shumë kompani të mëdha në Komunën e Gjilanit, por ata nuk e panë të arsyeshme, duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

Rexhepi me stafin e tij do të udhëton të Enjten për në Danimarkë./rajonipress/