RCCOLA

Boksieri i Dritës Donat Syla fitues i medaljes së artë në turneun ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrullahoviq-taljani” në Sarajevë

/ 2 minuta lexim

Boksieri i Klubit të Boksit Drita e talenti i madhë i boksit Donat Syla ka shkëlqyer në turneun e madh ndërkombëtarë të boksit “Mustafa Hajrullahoviq-taljani” i cili është mbajtur në Sarajevë.

Boksieri Gjilanas edhe njëherë dëshmoi se është një talent i madh në mes litarëve këtë e dëshmoi në meqin final ku për kundërshtarë e kishte boksierin e kampionin e shumëfishtë të Kazakistanit Yerniyaz Nurarryl i cili gjatë tri raundeve ishte dukshëm më i mirë.

RCCOLA

“Ishte një finale shumë e madhe me një boksier shumë herë kampion i Kazakistanit gjatë tri raundeve ish dukshëm ma i mirë dhe me plotë meritë e arrita medaljen e artë, ky turne ndërkombëtar është njëri ndër më të fortit në Rajon. “Gjatë rrugëtimit tim gjerë në finale jam ndeshur me shumë boksier cilësor dhe jam shumë i lumtur që ja kam arritur qëllimin që të kthehem si triumfues” ka bërë të ditur boksieri Donat Syla.

Edhe njëherë po dëshmohet se në KB Drita po punohet në mënyrë profesionale duke ju falënderuar dy ish boksierëve tani trajnera të dëshmuar Musli Zymberi e Nazim Halili të cilët me punën e tyre po sjellin talent të rinjë e boksiera të dëshmuar. Kjo fitore e bokiserit Donat Syla do të jetë një inspirim edhe më i madh para Kampionatit Ballkanik i cili do të mbahet shumë shpejt në shtetin e Rumanisë./rajonipress/