Fundamenti

Boksieri gjilanas Donat Syla fitues i medaljes së bronztë në Kupën Botërore për të rinjë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

U18 Talenti i madh i boksit, Donat Syla, i cili bokson në kategorinë gjerë në 92 kg, në Kupën Botërore në Boks për të rinjë U-18, i cili u mbajtë në Budva të Malit Zi “Adriatik Pearl”, në një konkurrencë të madhe është stolisur me medalje të bronztë.

Në këtë garë të boksit kanë marrë pjesë 23 shtete nga Kuba, Rusia, Amerika Latine e shumë shtete tjera, të cilat kanë nam në arenat Evropiane e Botërore me suksese të pa numërta.

Boksieri gjilanas e shpresa e boksit Kosovar, Donat Syla në këtë turne ka arritur sukses të mirë pasiqë gjendja e tij shëndetësore gjatë kësaj gare nuk ishte e mire.

RCCOLA

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Nazim Halili, ka bërë të ditur se ishte një garë jashtëzakonisht e fort.

“Ishte një turne i madh i boksit nga shumë vende të ndryshme të botës. Boksieri ynë Donat Syla megjithëse ishte i përgatitur mjaft mirë në momentet e fundit gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë dhe në gjysmëfinale pësoi nga boksieri Rus, por edhe me medalje të bronztë duhet të jemi të kënaqur”.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Nazim Halili, ka theksuar se nuk do të ketë pushim pasiqë me 25 prill na pret Kampionati Evropian U-18 në Jeravan të shtetit të Armenisë.