Eko Higjiena

Boksieri gjilanas Beqiri ndeshet me Turko-Gjermanin Dominik Ameri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Boksieri me prejardhje nga Gjilani, Edonis Beqiri i cili me mjaft sukses startoi në vitin e kaluar në boksin profesionist është në vlugun më të madh të përgatitjeve për meqin e radhës.

Djaloshi flok verdh tani e 15 ditë ka shtuar intensitetin e ushtrimeve nga dy herë në ditë për të qenë sa më i përgatitur për sfidën që e pret me 4 mars ndaj boksierit Turko-Gjerman, Dominik Ameri.

“Para disa ditësh më kanë përcaktuar kundërshtarin e radhës, ai është një boksier cilësor me përvojë të madhe në mes litarëve të ringut, tani e 15 ditë ushtroj nga 5 orë në ditë me stafin tim, tani jam në fazën taktike të ushtrimeve dhe shpresoj se deri me 4 mars gjithçka do të jetë super”, ka bërë të ditur boksieri Edonis Beqiri.

Beqiri deri më tani ka pasur dy meqe në boksin profesionist dhe në dy meçet ka dal fitues duke i mposhtur kundërshtarët në mënyrë unanime.

Mobi Casa

Talenti i boksit Beqiri, në meqin e tij të tretë nuk do ta ketë shumë lehtë ndaj boksierit Ameri i cili gjatë karrierës së tij nga 33 paraqitje në ring ka 12 fitore dhe 21 humbje, Ameri është 25 vjeçar dhe jeton në Hamburg të Gjermanisë.

“Është një boksier shumë i papërshtatshëm, e kam studiuar mirë por do ta mposhti dhe do ti shkaktoj humbjen e radhës në biografin e tij, adhuruesve të mijë ju premtoj fitore pasi unë përpos që boksoj për karrierën time un boksoj edhe për tifozët e mijë dhe vendin tim”, thekson Beqiri.

Meqi në mes Beqirit dhe Amerit do të zhvillohet në 6 raunde./rajonipress/