UBT

Boksieri Edonis Beqiri: Jam krenar që jam shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Boksieri Gjilanas Edonis Beqiri i cili po bën karrierë të boksit në Gjermani në boksin profesionist po ec me hapa të sigurt drejt një boksieri i cili do të bënë karrierë të madhe të boksit.

Njëzet e një vjeqari Beqiri me mburrje thekson se është krenar që është shqiptar si dhe të gjitha fitoret të cilat i arrin në ringjet e boksit ua dedikon popullit të tij.

Boksieri Edonis Beqiri i cili këtë vit po e mbyll në mënyrë triumfale pasi ishte viti kur për herë të parë kryqëzoi dorezat në boksin profesionist duke u paraqitur në dy meçe po aq fitore.

Beqiri thekson se viti 2017 do të jetë vit i ballafaqimeve të forta në boksin profesionist për këtë boksier në asnjë moment nuk ka pushim pasi në tre muaj te parë të vitit 2017-të do ti ketë tri duele mjaft të vështira.

Uji Dea

“Kësmet për festat e fund vitit do të jem në Kosovë, do ti vizitoj të afërmit e mi dhe shokët e mijë por nuk do të ndalem për çdo ditë do të ushtroj sa i përket forcës dhe pastaj do t`ju përkushtohem stërvitjeve tekniko taktike dhe qëndrueshmërisë”, shpjegon boksieri i talentuar Edonis Beqiri.

Beqiri bën të ditur edhe orarin e ndeshjeve në fillim të vitit 2017. “Meqin e parë e kam me 18-të shkurt në ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe këtë meqë dua ta fitoj patjetër për këtë ditë të madhe të vendit tim Kosovës, pastaj pasojnë meqet me 4 mars dhe në fund të Prillit, është një orar mjaft i ngjeshur por së bashku me këshilltarin, trajnerin dhe vëllaun tim do t`ja dalim kam besim të madh në ekipin tim i cili punon në mënyrë profesionale”.

Boksieri me origjinë nga Makreshi i Gjilanit Edonis Beqiri ka falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur dhe të gjithë ata të cilët nuk dyshojnë në asnjë moment në kualitetin e tij të boksierit tejet të talentuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.