Fundamenti

Boksierët më të mirë të Kosovës stërviten në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Palestra “Bashkim Selishta-Petriti”, deri me 23 Shtator do të jetë nikoqire e boksierëve më të mirë të Kosovës, për tu përgatitur për Kampionatin Ballkanik i cili do të mbahet në Albena të Bullgarisë duke filluar me 25 Shtator.

Nën drejtimin e ushtruesit të selektorit të Kombëtares së Kosovës, Musli Zymberi e trajnerëve Afrim Majanc e Burhan Xhafa, djersa e boksierëve në stërvitjet e tyre shkonte rrëke. Boksierët e Kosovës bëjnë stërvitje dy herë në ditë nën vëzhgimin e trajnerëve që nuk ju humbë asgjë nga syri.

“Është dita e dytë e stërvitjeve dhe jam shumë i kënaqur me përformancën e boksierëve. Tani është vetëm fillimi, ushtrimet janë tejet intensive nga dy herë në ditë – paradite zakonisht kemi ushtrimet kondicionale, ndërsa pasdite kemi ushtrimet taktike në Palestër. Të gjithë boksierët janë duke e dhënë kontributin e tyre që të jenë sa më të përgatitur për Kampionatin Ballkanik, disiplina është në nivel të lartë dhe çdo boksier po i përfundon detyrat ashtu sipas plan-programit tonë”, ka theksuar ushtruesi i detyrës së Selektorit, Musli Zymberi.

HW

Një mendimit janë edhe dy trajnerët Afrim Majanci e Burhan Xhafa, të cilët me eksperiencën e tyre kanë bërë që boksierët të jenë sa më të përgatitur.

“Është kënaqësi të punosh me këta djelmosha. Jemi të kënaqur me interesimin e tyre për tu përgatitur sa më mirë, kur dihet se në Kampionatin Ballkanik ka boksier shumë cilësor, por edhe ne kemi adutet tona. Urojmë që gjithçka të shkojë sipas plan-programit tonë”, kanë bërë të ditur dy trajnerët Majanci e Xhafa. Boksierët të cilët priten të udhëtojnë drejt Albena të Bullgarisë me 25 shtatorë janë: Bashkim Bajoku Lorent Murati Loris Idrizi Shpëtim Bajoku Patriot Behrami Taulant Jakupi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.