ARKATANA

Boks – Erdonis Maliqi udhëton në Kampionatin Evropian për medalje

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qyteti i Gjilanit gjithmonë ka qenë vatër e talentëve të boksit të cilët kanë bërë karrierë të ndritur në ringjet anembanë Evropës, njëri ndër ta është edhe talenti i madh i boksit Gjilanasi, Erdonis Maliqi.

Djaloshi 15 -të vjeçar anëtar i KB Drita me 18-të qershor gjerë me 26 qershor udhëton drejt Kampionatit Evropian për të rinjë, në shtetin e Hungarisë në qytetin e saj Kaposvár.

Shpresa e boksit Gjilanas e atij Kosovar këtë udhëtim do ta bënë me trajnerin e tij personal Nazim Halili, i cili njëherit është edhe selektor i Përfaqësueses së Kosovës në boks për të rinjë.

Shteti i Kosovës do të përfaqësohet në këtë Kampionat Evropian përpos Erdonis Maliqit do të jetë edhe boksier nga Prishtina, Shpejtim Bajoku i cili do të bokson gjerë në 48 kg.

Boksieri Gjilanas do të boksoj në kategorinë gjerë në 52kg në një konkurrencë tejet të madhe ku parashihet në këtë Kampionat Evropian të marrin pjesë mbi 700 -të boksier anembanë Evropës.

FIDANISHTJA

Për boksierin Gjilanas parashihet një karrierë e ndritur dhe një ardhmëri e madhe e boksit Kosovar vetë Maliqi bënë të ditur me ciklin e ushtrimeve të cilat i ka pasur me trajnerin e tij Nazim Halili.

“Për këtë Kampionat jam përgatitur shumë mirë duke ju falënderuar trajnerit tim Nazim Halilit i cili mi ka zbuluar të gjitha fshehtësitë e boksit, shpresoj nga ky kampionat të kthehem me njërën nga medaljet”, shprehet Maliqi.

Për trajnerin e mirënjohur të boksit Nazim Halili i cili është duke e bërë një punë profesionale me boksierët e tij po japin rezultate kulminante.
“Erdonisi është një talent që asnjëherë nuk është shfaqur jo vetëm në Gjilan por edhe në Kosovë ai është një talent i jashtëzakonshëm i ringut, kemi punuar ditë e natë me të vetmin qëllim që të arrijmë suksese në arenën ndërkombëtare jam i bindur se nga qyteti Kaposvar i Hungarisë do të kthehemi me medalje duke ditur potencialin që ka Erdonisi, do të jetë një konkurrencë e jashtëzakonshme por kësaj konkurrenca nuk ia kemi frikën duke e ditur kualitetin e boksierit tonë i cili për një kohë shumë të shkurt do t`i pushton ringjet kudo që paraqitet”, thekson trajneri Halili.

Trajneri Nazim Halili ka falënderuar edhe Komunën e Gjilanit e cila ka ndarë 700 Euro për pjesëmarrjen e tyre në këtë Kampionat.

Siç dihet ditë më parë drejt Bakus së Azerbejgjanit ka udhëtuar edhe një boksier Gjilanas, Violant Sylejmani për plotësimin e normës Olimpike Rio 2016./rajonipress/