FIDANISHTJA

Bojkoti i opozitës, komoditet Qeverisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës, vetëm sa i ka krijuar komoditet pozitës. Prandaj, sipas tij, një vendim i tillë duhet të rishqyrtohet.

Xhavit Haliti e vlerëson hap të gabuar dhe të pamenduar mirë vendimin e opozitës për të braktisur Kuvendin, pasi që, sipas tij, me një veprim të tillë po i krijojnë komoditet pozitës.

Këto komente nënkryetari i Kuvendit i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se një Parlament pa zërin e opozitës është i mangët gjithmonë dhe do ta zbehë demokracinë e vendit.

Ai ka komentuar edhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Fundamenti

Gjatë intervistës për “Zërin” Haliti thotë se Organi Shqyrtues i Prokurimit duhet të shuhet pasi që, siç thotë ai, është shndërruar në qendër të korrupsionit. Ai flet edhe për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit dhe të Kadri Veselit në krye të PDK-së e tema të tjera.

Zëri: Kriza politike në Kosovë po vazhdon për më shumë se gjashtë muaj. Opozita tashmë ka braktisur Kuvendin pas bllokimit me gaz lotsjellës. A mendoni se zgjedhjet kanë mbetur rruga e vetme për dalje nga kriza?

Haliti: Tani opozita ka dalë me qëndrimin e vet për të bojkotuar Kuvendin dhe unë mendoj që është gabim i tyre dhe politikisht do të duhej të ishte për ta e papranueshme. Për faktin se Parlamenti funksionon dhe pozita i ka me shumë se dy të tretat. Opozita vetëm i ka krijuar një komoditet më të mirë pozitës që të marrë vendime, të miratojë rezoluta, ligje, pa kundërshtimet e opozitës dhe pa zërin opozitar në Parlament. Kështu që unë mendoj që ata këtë veprim e kanë bërë pa e studiuar mirë dhe shpresoj që do ta rishikojnë vendimin e tyre dhe të kthehen në Parlament, jo për hir të pozitës, por për hir të vetvetes dhe për hir të Kosovës dhe demokracisë në Kosovë. Një Parlament pa zërin e opozitës është i mangët gjithmonë dhe do ta zbehë demokracinë e re të Kosovës..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.