ARKATANA

Bojkoti, gabim i “Vetëvendosjes”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e kishte menduar mirë vendimin për ta bojkotuar punën e Kuvendit, prandaj pas tre muajve po rikthehet në këtë institucion. Kështu e vlerësojnë analistët politikë vendimin e partisë më të madhe opozitare për t’u rikthyer në Kuvend.

“Vendimi i LVV-së për ta bojkotuar Kuvendin ka qenë i papjekur politikisht dhe se kthimi i tyre e dëshmon një papjekuri të tillë. Megjithatë, kthimi i tyre në Kuvend është për t’u përshëndetur sepse ata janë përfaqësues të votuesve të tyre”, thotë për gazetën “Zëri” analisti Driton Selmanaj.

Edhe analisti politik, Blerim Burjani, thotë se veprimi i LVV-së për t’u kthyer në Kuvend është i drejtë, mirëpo, sipas tij, ky subjekt opozitar duhet ta zgjedhë rrugën e debatit parlamentar e jo t’i bllokojë përsëri seancat e Kuvendit nëpërmjet gazit lotsjellës.

ARKATANA

Në anën tjetër, përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se për shtatë muaj kanë arritur ta parandalojnë ratifikimin në Kuvend të marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Madje ata kanë paralajmëruar se përsëri do të përdorin metoda të ndryshme që të pengojnë ratifikimin e këtyre dy marrëveshje, të cilat, siç thonë ata, janë të dëmshme për Kosovën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.