KKVITI

Bojan : Kamenica shembull i tolerancës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Zëvendëskomandanti i KFOR-it Pograjc Bojan, tha se sot është dita Ndërkombëtare e Tolerancës, dhe se komuna e Kamenicës është shembull për tolerancë dhe këtë shembull duhet ta marrin edhe komunat e tjera.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka takuar të premten zëvendëskomandantin e KFOR-it Pograjc Bojan me bashkëpunëtor, si dhe me Komandantin e Policisë së Kamenicës Nazif Hajrizin.

Qëllimi i kësaj vizite të KFOR-it, ishte informimi për sigurinë, si dhe për proceset e tjera që zhvillohen në këtë komunë.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, i ka njoftuar ushtarakët e KFOR-it për projektet të cilat janë realizuar dhe ato që janë në realizim e sipër, duke përmendur renovimin e disa shkollave, ambulancave, asfaltimi i disa rrugëve lokale me pjesëmarrje të qytetarëve, rregullimi i shtratit të përroit të Rubocit, të cilin e përuruam këtë javë, ndërsa, fasadimi i objekteve banesore është në vazhdim e sipër si dhe projekte të tjera.

KKVITI

Surdulli ka folur edhe për projektet të cilat janë planifikuar për vitin e ardhshëm. “Do të vazhdohet me asfaltimin e rrugëve me pjesëmarrje të qytetarëve, ndriçimin publik në ato fshatra të cilat ende nuk kanë ndriçim publik, projekte për bujqësi, për rregullimin e trotuareve” etj.

Surdulli, paraqiti edhe çështjen e kufirit në fshatin Karaçevë, ku siç tha ai xhandarmëria më parë dilnin në rrugën e asfaltuar, kurse ka dy vite që situata është e ndryshuar. “Komuna e jonë është e interesuar për hapjen e një vendkalimi në vendin e quajtur “ Kapi” e cila do të lidhte komunën tonë me atë të Medvegjës, për këtë edhe kemi bërë kërkesë në organet kompetente” ka thënë Surdulli.

Ndërsa, Komandanti i Policisë stacioni në Kamenicë Nazif Hajrizi, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Kamenicës është relativisht e mirë. “Ne nuk bëjmë asgjë më shumë pos asaj që na obligon ligji, mirëpo, meritat për këtë gjendje nuk i takojnë vetëm policisë, por edhe qytetarëve. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë edhe me institucionet komunale, organizatat, me KFOR-in, kemi pasur deri më tani bashkëpunim të mirë dhe besoj se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen” tha Hajrizi.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it Pograjc Bojan, tha se sot është dita Ndërkombëtare e Tolerancës, dhe se komuna e juaj është shembull për tolerancë dhe këtë shembull duhet ta marrin edhe komunat e tjera./rajonipress/