Bogdani e Bushi kundër De Biasit, duan kthimin e Berishës në Kombëtare

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, vazhdon të shkëlqejë në futbollin australian, shkruan Koha Ditore.
Ai të premten ka shënuar dy gola të tjerë për skuadrën kampione Melbourne Victory në barazimin 3:3 kundër Central Coast Marinersit. Golin e tij të dytë e shënoi në minutat shtesë për të shmangur disfatën e skuadrës së tij, që është kampione në fuqi.
Kjo dhe performanca e tij gjatë këtij stinori kanë rihapur temën e ndjeshme – kthimin e tij në Kombëtare, tash kur ekipi shqiptar ka shkruar historinë dhe është kualifikuar në Evropianin e futbollit “Franca 2016”.
Trajneri italian Gianni de Biasi ia ka mbyllur dyert Berishës, duke thënë se nuk do ta ftojë, meqë nuk i është përgjigjur ftesës së tij kur ekipi kishte më së shumti nevojë.
Por golat e shumtë të Berishës dhe ngritja e tij në statusin e legjendës në Australi, ka shtyrë ndihmësit e De Biasit të bëjnë avokatin e kosovarit.
http://koha.net/?id=6&l=92650