UBT

Bogdani: De Biasi në histori, shpresoj që Kombëtarja të kualifikohet përsëri

/ 2 minuta lexim

Golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Shqipërisë, Erjon Bogdani, bëri thirrje që të ndërpritej kampionati italian.

“Po kalojmë një periudhë të vështirë, por mendoj se rregullat e reja do të vendosen së shpejti. E di që për lojtarët nuk është situatë e lehtë, por duhet ta përfundojmë këtë sezon. Nëse shtyhet edhe një muaj tjetër. do të jetë shumë e vështirë për ta ndalur kampionatin. Duke marrë vendime në tavolinë, krijohen rreziqe të mëdha për ata që kualifikohen në kompeticionet europiane, për ata që fitojnë dhe për ata që rrëzohen nga kategoria. Nuk është një vendim i lehtë, por kampionati duhet të mbyllet”, tha Bogdani.

Në një intervistë për “TMW Radio”, ish-sulmuesi i Shqipërisë foli dhe për jetën e tij në izolim ku tregon se po kalon shumë kohë pranë 2 fëmijëve, djali 9 vjeç dhe vajzës 10-muajshe:

“Është e rëndësishme të qëndrosh me fëmijët. Kam një djalë 9 vjeç që ndjek shkollën online. Kam dhe një vajzë 10-muajshe, më duhet t’i qëndroj pranë. Fatmirësisht jemi mirë”.

Mobi Casa

Ndërkohë, Bogdani foli dhe për Kampionatin Europian, i cili u shty për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë globale të Koronavirusit.

“Bogu” theksoi se kualifikimi për në EURO 2016 ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për të, skuadrën dhe trajnerin De Biasi.

“Shpresojmë t’i përsërisim ato vite. Kampionati Europian që përjetuam me Kombëtaren ishte diçka e jashtëzakonshme. Unë bëra githçka si lojtar që të kualifikoheshim, por nuk pata sukses. Pastaj ia dolëm me De Biasin, Tramezanin dhe të tjerët. Ai grup hyri në histori, shpresoj ta përsërisim atë arritje”, deklaroi ish-sulmuesi i Shqipërisë, Erjon Bogdani.