UBT

Bodigardi shqiptar shpallet i pafajshëm dhe dëmshpërblehet

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Krahas lirimit nga akuza për shkaktim lëndimi, atij i paguhen 7821 franga si dëmshpërblim ndërsa për 28 ditët sa është mbajtur në burgun e hetimeve, i jepen edhe 4000 franga të tjera.

Në vitin 2010 në hyrjen e një diskoteke në qytetin Winterthur një mysafir turk po bënte probleme. Ai madje i sulet njërit nga katër rojet e portës të cilin e godet me grusht.

Pastaj, njëri nga rojet tjera, shqiptar nga Kosova e godet sulmuesin dhe e rrëzon, duke i thyer dhe hundën. Ndërsa rojet tjera hidhen mbi turkun dhe e rrahin keq atë me grushte dhe shqelma. Ai pëson me këtë rast lëndime të ndryshme, veç tjerash edhe tronditje truri.

Gjykata e Qarkut në Winterthur u kishte shqiptuar bodigardëve dënime me kusht, me të holla. I vetmi që e kishte ushtruar të drejtën e ankesës ishte shqiptari. Dhe, të enjten e javes që shkoi ai po qëndronte para trupit gjykues të Gjykatës së lartë të Cyrihut duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Uji Dea

Ai, sipas versionit të tij, ka reaguar vetëm për të qetësuar situatën por nuk ka marrë pjesë në rrahje. Kështu ka thënë edhe avokati i tij, i cili ka kërkuar lirim nga fajësia. Ai ka bërë fjalë për masat thjesht preventive dhe tejet profesionale që ka ndërmarrë i mbrojturi i tij. Këtë e tregon edhe videokamera, ka thënë ai.

Trupi gjykues është bindur nga kjo dhe ka shpallur të pafajshëm shqiptarin, duke i hequr dënimin e shqiptuar nga gjykata më e ulët. Sipas Gjykatës së Lartë të Cyrihut, Gjykata e Qarkut e Winterthurit ka vepruar në mënyrë paushalle, duke trajtuar njësoj të gjithë të përfshirët në zënkë.

Kështu, ajo ka shpërfillur pamjet nga kamera që tregojnë se i përmenduri ka vepruar në qetësimin e situatës. Kryesuesi i trupit gjykues ka vlerësuar qëndirmin e të liruarit, duke konstatuar se ai ka vepruar ashtu si e kërkon profesioni i tij.

Për këtë arsye, krahas lirimit nga akuza, shqiptarit i paguhen 7821 franga si dëmshpërblim ndërsa për 28 ditët sa është mbajtur në burgun e hetimeve atij i jepen edhe 4000 franga të tjera.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.