Fundamenti

Blushi: Opozita kosovare s’po e gjen veten në politikë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh shkrimtari Ben Blushi ka folur për diferencën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ai ka folur edhe për opozitën kosovare për të cilën ka thënë se kjo opozitë nuk po e gjen veten ende në suazat e një loje politike.Blushi këto komente i ka bërë në debatin e hapur të organizuar nga Lëvizja ‘FOL’.

“Diferenca që ka Kosova me Shqipërinë është se Shqipëria është optimiste ndërsa Kosova pesimiste. Kosova sot nuk prodhon progres, ka nevojë për të emigruar, ka një opozitë e cila akoma nuk e gjen vetën në suazën e një loje të rregullt politike”, ka thënë Blushi.

Mobi Casa

Ndër të tjera, Blushi ka thënë se gjendja aktuale në Kosovë është më e vështira që prej pavarësisë së Kosovës.

“Mendoj se ky është momenti më i vështirë nga pavarësia e deri më sot, Kosova mbetet ishulli më optimist ku jetojnë shqiptarët dhe Prishtina është vendi ku shqiptarët qeshin më së shumti”, ka thënë Blushi. /Zëri/