FIDANISHTJA

Bloza e fatit (Prozë poetike)

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Thinjat nuk i shoh e rinohen, duke thënë se jam më i moçëm se koha. Po koha mundohet të mos më njohë, dukem se jam jashtë kohe.

Ore, them, më keni shtyrë të jem pakoha!
Kërkoj fatin tim!

Fatin tim të mbuluar me blozë të shekullit të kaluar e me mbeturinat e shumë vjetëve të pafund të mundimeve.

Mobi Casa

Jo, nuk e kam fatin me atë të fëmijës, si të gjuajtur në plehra. Edhe ai do ketë tjetër fat. Bile edhe nata është ngjyrosur me blozën e fatit tim e nuk prehet dot në paqe, as pasi ka ardhur mëngjesi. Mu për këtë shtojnë, ngrihem somnambul netëve të fjetura, ashtu më gjejnë edhe do ditëve të vështira.

Çuditërisht, më ndodh kjo, edhe pse asnjëherë nuk trembem nga vetmia …
Edhe ëndërrimet e buzëmbrëmjeve, si të verbuara, kalërojnë si duzina gëlimesh në verandën e pikëllimeve të errësuara. Kam kohë që rri si kënga me një varg, ku tingëllon ashpër varfëria e shpirtit të thërrmuar, teksa pret ditët e pleqërisë së mundimshme deri në përjetësi…

Ramadan Mehmeti
(Nga libri AROMË NATE)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.