Fundamenti

Bloomberg liston Pacollin ‘magnatin e ndërtimeve’ në mesin e miliarderëve të botës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Miliarderë tjerë të zbuluar nga indeksi i Bloomberg më 2016 përfshijnë babanë dhe djalin prapa tekilës “Jose Cuervo”, një sipërmarrës të patundshmërive në New York, Axel Stawski dhe tajkunin e ndërtimeve nga Kosova, Behgjet Pacolli”, shkruan Bloomberg.

Në vitin kur votuesit populist riformuan fuqinë dhe politikën nëpër Evropë dhe SHBA, njerëzit më të pasur të botës po e përmbyllin vitin 2016 me 237 miliardë dollarë më shumë se që kishin në fillim.

Përfitimet më të mëdha i pati Warren Buffett, i cili pasurisë së tij i shtoi 11.8 miliardë dollarë gjatë vitit pasi që firma e tij investuese “Berkshire Hathaway Inc.” u ngrit pas fitores së Donald Trumpit më 8 nëntor. Buffett, i cili është zotuar se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi, në korrik të këtij viti dhuroi aksionet e tij në “Berkshire Hathaway” në vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh, raporton Bloomberg.

Mediumi amerikan, në artikullin e tij të përpiluar për indeksin e miliarderëve të botës, ka shkruar edhe për “startup” bizneset për të cilat thotë të kenë përfituar më së shumti gjatë këtij viti, duke përfëshi këtu Travis Kalanick e kompanisë “Uber” dhe Evan Spiegel të rrjetit social “Snap”.

Mobi Casa

Të ashtuquajturit miliarderët “njëbrirësh”, ku përfshihen bashkëthemeluesi i “Spotify” Martin Lorentzon, i cili u identifikua si miliarder për herë të parë më 2016, ka siguruar një shumë të madhe të financimeve.

“Miliarderë tjerë të zbuluar nga indeksi i Bloomberg më 2016 përfshijnë babanë dhe djalin prapa tekilës “Jose Cuervo”, një sipërmarrës të patundshmërive në New York, Axel Stawski dhe tajkunin e ndërtimeve nga Kosova, Behgjet Pacolli”, shkruan Bloomberg.

Në këtë indeks janë përfshirë edhe 11 anëtarët e gjallë të familjes së sipërmarrësit tajlandez Chaleo Yoovidhya, shpikësit të Red Bull-it, trashëgimtarët e të cilit ndajnë një pasuri të përbashkët prej 22 miliardë dollarësh, pasuria më e madhe botërore e një pije energjike. Në Argjentinë janë shfaqur tre miliarderë, përfshi miliarderin e parë të vendit në teknologji Marcos Galperin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.