Eko Higjiena

Blomeyer ndërmjetësoi takimin PDK, LDK, AAK

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ka thënë se Kosova është një çështje specifike për Gjermaninë.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Këshilli i Prishtinës për Marrëdhënie me Jashtë, kanë shtjelluar një panel diskutimi me temën “Politika e Jashtme e Gjermanisë ndaj Kosovës, pozita e shtetit gjerman ndaj dialogut Kosovë-Serbi, mandatit të ardhshëm të EULEX-it dhe procesit të integrimit evropian të Kosovës”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ka thënë se Kosova është një çështje specifike për Gjermaninë.

Ai ka thënë se Gjermania e ka mbështetë Kosovën dhe do të vazhdoj ta mbështes. Sipas tij, dialogu Kosovë- Serbi, nuk përkufizohet vetëm përmes qeverive të dy vendeve dhe politikanëve. Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë përvoja përmes mediave, kulturës, shkencës, shkollave dhe universiteteve.

“Sot mund të lexojmë në gazetat në Kosovë se dialogu ka dështuar, nuk ka shkuar si duhet etj. Por, kjo gjë është një gabim, sepse, dialogu nuk përkufizohet vetëm me qeveritë apo me politikanët, por me të gjithë akterët e shoqërisë, duke filluar edhe nga ju mediat, kulturën, shkencën, shkollat, universitetet, për t’u bërë e qartë se politika e jashtme e Gjermanisë mbështetë këtë dialog”, ka shtuar Blomeyer.

Blomeyer, ka shtuar se EULEX-i nuk do të rri gjithmonë në Kosovë, por ende duhet të qëndroj këtu.

Mobi Casa

Ndërsa, sa i përket takimit të djeshëm, të tri partive politike PDK, LDK, AAK, Blomeyer, ka shtuar se ai e ka ndërmjetësuar takimin, ku, sipas tij, kanë folur për reformën zgjedhore. Ndërsa, për Vetëvendosjen ka thënë se nuk e di qëndrimin e tyre, por, shpreson të arrihet progres në reformë.

“Sa i përket takimit të djeshëm, unë kam ndërmjetësuar takimin në mes PDK, LDK, AAK, lidhur me reformën zgjedhore. Ne, si vëzhgues ndërkombëtar, jemi që te kemi një sistem të thjeshtë zgjedhor, për të parandaluar manipulimet e mundshme.

Nuk e di nëse Vetëvendosje do të ndryshojë qëndrimin lidhur me vendet e rezervuaraë sepseë ne duam të arrihet progres”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka shtuar se Gjermania e ka përkrahur vazhdimisht Kosovën në të gjitha aspektet.

“Ka qenë një shtet, që jo vetëm vitet e fundit, por në mënyrë të vazhdueshme ka qenë përkrahës, ndihmues dhe me vëmendje të veçantë dedikuar Kosovës”, ka shtuar Selimi.

Ndryshe, gjatë konferencës është thënë se Gjermania ka luajtur rol strategjik dhe të rëndësishëm që të imponojë detyrimin e zhvillimit të dialogut, i cili duhet të lehtësohej nga BE, duke dhënë shtytjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./kosovapress/