Eko Higjiena

Blomeyer: Kosova është vendi i parë për të cilin Gjermania luftoi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori gjerman, Peter Blomeyer, në prag të largimit nga Kosova, në një intervistë për RTK ka thënë se “Kosova është shteti i parë për të cilën Gjermania ka hyrë në luftë, pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Po largohem nga Kosova me një falënderim te madh dhe një miqësi të madhe me vendin dhe me popullin e Kosovës. Këtu jam pranuar shumë ngrohtësisht që nga momenti i parë e deri në momentin e fundit. Mendoj se kjo është e jashtëzakonshme. Marrëdhëniet ne mes te dy shteteve tona janë të shkëlqyeshme. Dhe çfarë është më e rëndësishmja janë marrëdhëniet ndërnjerëzore,që janë më shumë se te ngrohta dhe unë mendoj qe kjo është një vlerë e madhe për mua si ambasador, por edhe si person”, ka thënë Blomeyer për RTK.

Më tej ai ka thënë se ka një marrëdhënie shumë speciale në mes Kosovës dhe Gjermanisë

Mobi Casa

“Kosova është shteti i parë për të cilën Gjermania ka hyrë në luftë pas Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur diskutime dhe debate të mëdha për këtë, por ka qenë ky intervenim humanitarë në kuadër të NATO-s në të cilën ka vendosur të marrë pjesë Gjermania.

Kjo është arsyeja pse Kosova është bërë e njohur. Prandaj edhe shumë gjermanë edhe në sferën private ,por edhe politike janë shumë të interesuar për Kosovën dhe duan që Kosova të ketë sukses. Që ky vend të jetë i suksesshëm, jemi shumë të angazhuar’, tha ai.

Ambasadori gjerman ka mohuar përfshirjen e kancelares Angela Mrekel, apo edhe të tij në heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër. /RTK/Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.