Fundamenti

Blomeyer: Gjermania dhe partnerët e saj s’do t’i tolerojnë manipulimet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjermania dhe partnerët e saj nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj manipulimeve në zgjedhje dhe secili që tenton të manipulojë në zgjedhje duhet të llogarisë në atë se do të zihet, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Në intervistën për “Koha Ditore” Blomeyer ka potencuar se secili duhet të dijë që mashtrimi në zgjedhje nuk është veprim prej kavalieri.

“Tani duhet pritur që këto zgjedhje të mbahen. Pastaj duhet dëgjuar edhe vlerësimin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet. Mandej në bazë të kësaj do të orientohet edhe qëndrimi gjerman. Ndonëse një gjë mund ta them që tani: asnjë tolerancë ndaj manipulimit të zgjedhjeve nuk do të ketë”, ka thënë ambasadori gjerman.

Hidromorava

Duke folur për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët, ambasadori gjerman është shprehur se me luftë kundër simboleve nuk ndryshohet bota dhe se deputetët të cilët do të zgjidhen nëpërmjet këtyre fletëvotimeve do të betohen sipas ligjit kosovar para një flamuri kosovar, përcjell Koha.net.

Është për keqardhje që Kosova në indeksin e perceptimit të korrupsionit ka rrëshqitur rishtazi në vendin e turpshëm, 111, ka thënë Blomeyer.

Sipas tij, korrupsioni është i pranishëm në administratën shtetërore dhe atë komunale

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.