Uji Dea

Blofi i 200 mijë vendeve të punës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria “Mustafa-Thaçi” tërësisht e dështuar në punësim.
Me këtë ritëm, nëse koalicioni mbaron mandatin, do të punësohen rreth 20 mijë persona për katër vjet.

Zotimet elektorale rezultuan mashtrime të mëdha nga liderët e pushtetit në Kosovë. Edhe fondi i punësimit ishte gjithashtu gënjeshtër zgjedhore. Rritja ekonomike është e pamjaftueshme për punësime të reja

Me ritmin aktual të punësimit, që sipas ekspertëve është skandaloz dhe nuk e kalon shifrën e 5-6 mijë veta në një vit, nuk mund të luftohen varfëria dhe papunësia e madhe. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe deputetëve, Qeveria e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit nuk po i realizon premtimet e dhëna gjatë fushatës, se do të hapin deri në 200 mijë vende pune.

Fundamenti

Zëdhënësi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri, thotë se sivjet, me ndërmjetësimin e kësaj zyre, në kryeqendër dhe tërë Kosovën janë punësuar më shumë se 5400 veta. Në këtë shifër janë përfshirë edhe forma të tjera të aksionit të punësimit sezonal.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i punëkërkuesve, të cilët janë të regjistruar në zyrat e punësimit, është rreth 350 mijë, ndërsa të punësuar llogariten të jenë mbi 400 mijë qytetarë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.